KANELLA SI ILAÇ DHE MËLMESË
Në disa shtete kanella përdoret si ilaç për diabet, pengesa në tretje dhe ftohjet, kurse shpesh u rekomandohet personave me karakter të dobët, indiferent, shumë të ngathtë si dhe personave që kanë prirje për të shtuar në peshë.
Në mjeksinë e lashtë tradicionale kanella përdoret për ftohje, fryrje, të vjella dhe diare. Është i shkëlqyeshëm për përmirësimin e energjisë, vitalitetit dhe qarkullimit, veçanërisht te njerëzit të cilët kanë ndjenjë të nxehtësisë në pjesën e sipërme të trupit dhe këmbë të ftohta.
Kanella ka veti antibakteriale, antifungale dhe antiparazitare të cilat janë të shkëlqyeshme në luftë kundër infeksioneve vagjinale, infeksioneve të zgavrës orale, infeksioneve të veshit dhe ulcerave të stomakut.
Ushqimi i yndyrshëm, i fërguar dhe i procesuar shkakton ndezjen e indeve dhe organeve të mbrendshme të cilat janë të lidhura me sëmundjet më vdekjeprurëse të kohës sonë - sëmundjet e zemrës. Vetitë antiinflamatore të kanellës mbrojnë nga pika në zemër dhe në tru si dhe nga sëmundje të ndryshme të zemrës dhe kardiovaskulare.
Kanella mund tu ndihmojë personave të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2. Në të vërtetë, kanella kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, mundet në mënyrë të konsiderueshme të reduktoj nivelin e kolesterolit të keq, kolesterolit total dhe acideve yndyrore në gjak, gjegjësisht triglicerideve. Një hulumtim ka treguar se si efekti shërues i kanellës zgjatet madje edhe 20 ditë pas marrjes.
Kanella është burim i shkëlqyeshëm i manganit, fibrave dietale, hekurit dhe kalciumit. Kombinimi i hekurit dhe kalciumit mund të ndihmojë në eliminimin e bilës që do të pengonte dëmtimin e qelizave të zorrës së trashë dhe shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
Kanella redukton dhimbjen e shkaktuar nga artriti dhe pengon përhapjen e qelizave të kancerit.
Kanella është konzervans natyral, që është e shkëlqyeshme për të gjithë njerëzit të cilët përgadisin ushqimin për dimër.
Është treguar që kanella lehtëson dhimbjet menstruale dhe pengon infertilitetin. Kanella te gratë rritë nivelin e progesteronit dhe zvogëlon prodhimin e testosteronit që e bën një ilaç të shkëlqyeshëm për rregullimin e hormoneve.
Kanella është treguar shpresëdhënëse te sëmundjet e ndryshme neurodegjenerative duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen e Parkinsonit, sklerozën multiple, tumorin në tru dhe meningjitin. Disa hulumtime kanë treguar që kanella redukton ndezjet kronike të cilat janë të lidhura me këto çrregullime neurologjike.
Nëse edhe këto përparësi nuk u janë të mjaftueshme, mjekët pikërisht po kryejnë hulumtime të cilat do të duhej të tregonin efektin e dobishëm të kanellës në kujtesë dhe në kryerjen e detyrave të caktuara.